Mesfushori Taulant Xhaka ka regjistruar ndeshjen e tij të 300-të me fanellën e Baselit, në barazimin pa gola kundër Qarabagut, të luajtur të enjten.
Kjo ndeshje u luajt në Azerbajxhan dhe i takoi xhiros së parë të Grupit H të Ligës së Konferencës.
Xhaka në këtë takim u inkuadrua nga banka e rezervistëve në minutën e 69-të ndërsa Pajtim Kasami luajti gjatë tërë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të pjesëlojës së dytë.
Ndërkohë, Tician Tushi ishte rezervist por nuk u inkuadrua. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Kairatit dhe Omonias është mbyllur pa gola.