Pajtim Kasami ka asistuar në barazimin e Baselit të dielën në udhëtim te Lugano me rezultatin 1:1.
Mesfushori shqiptar asistoi në golin e epërsisë për Baselin të shënuar nga Arthur në minutën e 29-të. Për vendasit barazoi Asumah Abubakar.
Në minutën e 61-të Kasami u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti 79 minuta në këtë përballje. Nga minuta e parë ishte në fushë edhe mesfushori Taulant Xhaka.
Te Lugano në bankën rezervë ishte Kreshnik Hajrizi. Pas gjashtë ndeshjeve Baseli është në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Lugano është në vendin e gjashtë me shtatë pikë.