Mesfushori Pajtim Kasami ka asistuar të dielën te Baseli që barazoi 2:2 në shtëpi me Luganon. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Kasami në minutën e 89-të goditi, por portieri ndali topin. Prej topit të rikthyer përfitoi Jasper Van Der Werff që shënoi golin e barazimit. Kasamit i është njohur asistim.
Amir Abrashi debutoi te Baseli, ndërsa pos Kasamit e Abrashit startoi edhe Edon Zhegrova. Albian Hajdari ishte në stol te Baseli. Baseli është i dyti me 27 pikë.
Kastriot Imeri startoi te Servette që luajti 1:1 me Lausannen.