Sport

Taulant Xhaka shënon në derbi

Mesfushori Taulant Xhaka ka shënuar gol të bukur në derbin e Superligës së Zvicrës mes Baselit dhe Young Boysit.

Ndeshja e së dielës përfundoi 2:2. Xhaka kaloi në epërsi Baselin në minutën e 41-të. Ai shënoi me goditje të bukur nga distanca. Për Xhakën ishte goli i parë në kampionat që nga 2 prilli i vitit 2018.

Xhaka e kompletoi ndeshjen, kurse u vlerësua më i miri. Pajtim Kasami u aktivizua në minutën e 71-të.

Baseli është i dyti me 51 pikë, 12 më pak se Zuerichu që po marshon drejt titullit.