Astrit Selmani është shumë afër që të zyrtarizohet nga skuadra e Goteborgut, që bën gara në elitën e futbollit të Suedisë.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi suedez “Expressen”.
Kanë mbetur vetëm edhe detajet e fundit për t’u finalizuar marrëveshja dhe Selmani pritet të transferohet në kampionatin suedez në formë huazimi, pasi kartonin e tij e ka skuadra izraelite, Hapoel Beer Sheva.
Selmani, sulmuesi 26-vjeçar, ka kontratë me izraelitët deri në vitin 2025.
Ai me Kosovën ka zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa e ka një gol të shënuar në miqësore.