Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Rumanisë, Edi Iordanescu i është drejtuar me një mesazh motivimi futbollistëve të tij në prag të ndeshjeve të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024. Rumania më 16 qershor luan në Prishtinë kundër Kosovës, ndërsa tri ditë më vonë luan ndaj Zvicrës, po ashtu në udhëtim.
Rumunët grumbullimin për këto ndeshje e nisin këtë javë, ndërsa Iordanescu u kanë thënë lojtarëve të tij se ka besim të plotë që Rumania do të avancojë nga Grupit I për të qenë pjesëmarrëse e Kampionatit Botëror që mbahet vitin tjetër në Gjermani. Pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë cikël eliminator, Rumania ka dy fitore dhe i prinë grupit së bashku me Zvicrën. Përkundër që ka disa mungesa në përbërje, Iordanescu beson në rezultate pozitive në ndeshjet e këtij muaji.
“Na pret një sfidë e vështirë që kërkon përqendrim maksimal ndaj kundërshtarëve të një niveli shumë të mirë. Ne mund të dëshmojmë se meritojmë të kualifikohemi në Euro 2024, por duhet të japim gjithçka nga vetja për këtë obvjektiv të Rumanisë. Dhe, jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë”, ka thënë Iordanescu në mesazhin e tij. “Edhe nëëse nga mungojnë lojtarë të rëndësishëm për arsye mjekësore, ne jemi të përgatitur të gjejmë zgjidhje dhe jo alibi. Kështu, edhe e kemi nisur këtë rrugëtim”. Ai ka shtuar se këtë besim dëshiron ta përcjell edhe te tifozët, në mënyrë që së bashku ta arrijnë kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm. Po ashtu, Iordanescu ka thënë se fanella e Rumanisë ka peshë të madhe dhe pret që lojtarët e tij këtë ta dëshmojnë në duelin me Kosovën dhe Zvicrën. “Përgjegjësia e fanellës së Rumanisë dhe rëndësia e dy udhëtimeve nga Kosova dhe Zvicra tejkalojnë çdo zhgënjim apo trazirë personale. Kemi besim dhe dua që këtë mesazh t’ua përcjell të gjithë tifozëve rumun, pasi të bashkuar mund të arrijmë atje ku duam të shkojmë”, është porosia e Iordanescut.