Selektori i Rumanisë, Edi Iordanescu është i frikësuar pas incidentit në ndeshjen me Kosovën.
Ai ka thënë se do të ishte mëkat nëse kualifikimi mohohet në tavolinë.
“Përgëzime për djemtë, ishin të shkëlqyer. Kanë shfaqur karakter, personalitet. Kanë treguar se mund të kalojnë momentet e vështira. Ajo që ndodhë rreth përfaqësueses nuk mund të kalohet lehtë. Kemi djem me karakter, me zemër të madhe dhe me vlera. Morëm fitore të merituar dhe po vazhdojmë para me besim”, ka thënë Iordanescu. “Natyrisht se nuk e kemi dashur atë, të humbim ndeshjen. Të humbim kualifikimin në tavolinë të gjelbër nuk do të ishte në rregull. Ka tifozë që na kanë përkrahur vazhdimisht dhe kërkoj prej tyre nga thellësia e zemrës të vazhdojnë para dhe të fokusohen në përkrahjen e ekipit nacional”, ka thënë Iordanescu.
-
Iordanescu me Rumaninë synon tjetër vend të parë në grup
-
Selektori i Rumanisë beson në fitore ndaj Kosovës
-
Selektori i Rumanisë i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës
-
Selektori i Rumanisë iu drejtohet lojtarëve të tij me mesazh motivues para ndeshjeve të këtij muaji
-
Mircea Lucescu reagon pas vendimit të UEFA-s