Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selektori i Rumanisë i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës

Selektori i Rumanisë, Edi Iordanescu, është shprehur i lumtur me barazimin pa gola me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

“Ekipi ka tregura karakter. Një pikë e fituar, një pikë për të cilën kemi punuar. Kemi barazuar me shumë sakrificë dhe karakter. Vetëm mund të uroj ekipin. Lojtarët kanë luftuar deri në fund. Ishte një rezultat i rëndësishëm ndaj një kundërshtari që mbetet prapa nesh. Është një hap i mirë drejt objektivit final. E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë”, ka thënë Iordanescu.