Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iordanescu me Rumaninë synon tjetër vend të parë në grup

Selektori i Përfaqësueses së Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe ka komentuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve.

Kosova do të jetë njëra prej kundërshtareve të Rumanisë në Grupin 2C.

“Është e ngutshme të analizosh prej tani kundërshtarët. Ka ende shumë muaj, pastaj afati kalimtar veror mund ta ndryshojë situatën e disa lojtarëve nga të gjitha përfaqësueset. Duhet të pritet se si djemtë do të luajnë në pranverë, por duhet shikuar në vjeshtë se si do të luajnë lojtarët. Vetëm një gjë do të jetë i sigurt, synimi i Rumanisë është vendi i parë. Po flasim për shansin e rëndësishëm dhe për mundësinë e mundshme, kualifikimin në plejofin e mundshëm për Kupë të Botës 2026. Deri atëherë, i gjithë fokusi do të jetë në ‘Euro 2024’, në mënyrë që të hyjmë në formën më të mirë në turneun final”, ka thënë Iordanescu, selektori i Rumanisë pas shortit.

Kosova e Rumania luajtën edhe në kualifikimet për “Euro 2024”.

Ndeshja në Prishtinë ishte mbyllur 0:0, ndërsa Rumania kishte fituar 2:0 në shtëpi, mes shumë polemikash.

Rumania e fitoi Grupin I dhe u kualifikua në Evropian.