Sport

Sekreti i ndryshimit të madh të Prishtinës

Ndonëse pa basketbollistin më të mirë të saj, Drilon Hajrizi, Sigal Prishtina ia ka dalë të bëjë rikthim të madh dhe tani është vetëm një fitore larg titullit të ri të Kosovës në basketboll.

Prishtina e nisi me humbje serinë finale të plejofit të Superligës së Kosovës, por dy fitore rresht kanë bërë që të kaltrit të kthejnë përparësinë e terrenit për ndeshjen e pestë eventuale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me fitoren e së premtes në Prishtinë, Sigali ka kaluar në epërsi 2:1 dhe me fitore eventuale të mërkurën në Prizren, e fiton titullin. Në rast të fitores së Bashkimit, atëherë kampioni do të caktohet fundjavën e ardhshme në Prishtinë.

Pasi Bashkimi e fitoi me shifrat 76:66 ndeshjen e parë finale të luajtur në Prishtinë, vlerësohej se gjasat që kjo skuadër të fitonte titullin e parë ishin të mira. Por te Prishtina nuk menduan kështu. Fituan në Prizren me shifrat 78:73, të mërkurën, ndërsa menjëherë të premten morën epërsinë me fitoren 81:65... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.