Bastian Schweinsteiger ka fituar shumë trofe si futbollist, si për Gjermaninë ashtu edhe në nivel klubesh me Bayern Munichun, Manchester Unitedin dhe Chicago Fire në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2013, gjigantin gjerman Bayern Munich, e drejtoi Pep Guardiola.
Por Guardiola gjatë periudhës 2013 - 2016, nuk arriti ta fitojë “Championsin”, ndërsa nuk i besoi as mesfushorit Schweinsteiger, i cili u largua nga skuadra gjermane në vitin 2015. Ishte transferuar tek Unitedi si 30-vjeçar.
Ai me bavarezët kishte zhvilluar 500 ndeshje.
Dhe sipas mesfushorit gjerman, dështimet e Bayernit nga ajo kohë janë përcjellë edhe te Përfaqësuesja e Gjermanisë. Sipas mesfushorit të famshëm, spanjolli Guardiola ka pasur ndikim negativ në futbollin gjerman.
Edhe
Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme
“Kur Guardiola erdhi te Bayerni të gjithë mendonin se futbolli që ai e aplikon ishte i nevojshmi për Gjermaninë. Pasimet e shkurtra e kështu me radhë. Por ne i humbëm vlerat tona”, ka thënë Schweinsteiger në një intervistë për “TalkSport”.
“Shtetet tjera e shihnin Gjermaninë si vend lojtarët e të cilit luftojnë dhe vrapojnë deri në fund të ndeshjes. Ajo është zhdukur në shtatë apo tetë vjetët e fundit. I humbëm ato vlera dhe nisëm të luanim ndryshe”, ka deklaruar Schweinsteiger.