Trajneri Pep Guardiola fitoi tre tituj të kampionit të Spanjës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, në mesin e 14 trofeve si trajner i Barcelonës në një periudhë katërvjeçare, midis 2008 dhe 2012.
Por ish-lojtari i Barcelonës dhe drejtori aktual sportiv, Deco, ka nënvlerësuar arritjet e trajnerit aktual të Manchester Cityt, duke thënë se te Barça tashmë ishin vendosur themelet për të triumfuar.
“Kur ai erdhi në Barcelonë njerëzit folën për një revolucion të madh, që është një gënjeshtër e madhe. Rolandinho dhe unë u larguam, por ishin Xavi, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Yaya Toure, Lionel Messi, Samuel Eto’o. Guardiola ishte inteligjent dhe kur erdhi vendosi rregull dhe solli cilësi si trajner. Ishte ekipi më i mirë që kam parë në jetën time dhe ai nuk humbi kohë”, ka thënë Deco.
Deco u bë drejtor sportiv i Barçës vitin e kaluar. Ai duhet të mendoj për një trajner të ri, pasi Xavi ka njoftuar se do të largohet në fund të edicionit.