Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dokumentari i Guardiolas, një studim i idealizmit në futboll

Dokumentari për Pep Guardiolan me titullin “Ndjekja e përsosmërisë” zhytet thellë në mendjen e trajnerit, ndoshta më të madh dhe më me ndikim në botën e futbollit.

Kanë mbetur pak gjëra superlative për ta përshkruar Guardiolan 53-vjeçar. Gjatë katër vjetëve te Barcelona, ai fitoi 14 trofe, përfshirë tre tituj kampioni të La Ligas, dy herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Kupën e Spanjës.

Me Manchester Cityn, ai ka fituar pesë tituj kampioni në gjashtë vjetët e fundit dhe edicionin e shkuar u bë vetëm trajneri i dytë në futbollin anglez që ka rrëmbyer “tripletën”. Brendi i tij i futbollit të bazuar në posedimin e topit, gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si luhet loja e futbollit në gjithë Evropën. Dokumentari “Ndjekja e përsosmërisë” është një studim njëorësh për një idealist futbolli. Për Guardiolan kanë folur lojtarët që ai i ka stërvitur, si Carles Puyol, Manuel Neuer, Robert Lewandowski, Rodri e Kyle Walker. Po ashtu, kanë folur edhe gazetarë të njohur dhe figura të shquara që ishin në ekipet e tij në të shkuarën dhe të tashmen.

Barça vuri bast në Guardiolan para Mourinhos

Mund të duket e vështirë të imagjinohet tani por vendimi i Barcelonës në vitin 2008 për të emëruar një 37-vjeçar relativisht të papërvojë, përfaqësonte një bast të rrezikshëm për ekipin në atë kohë. Guardiola kishte vetëm një vit përvojë në drejtimin e ekipit B të Barcelonës, i cili bënte gara në divizionin e tretë të Spanjës. Kandidati tjetër për këtë post ishte Jose Mourinho, i cili kishte fituar dy tituj në Premier League me Chelsean, pasi pushtoi Ligën e Kampionëve me Porton në 2004.

Edhe Deco “nënvlerëson” arritjet e Guardiolës te Barcelona Sport Deco “nënvlerëson” arritjet e Guardiolës te Barcelona

“Për fat të keq, Jose Mourinho nuk i përshtatej asaj që ne e quajmë ADN e Barcelonës”, kujton ish-zyrtari Xavier Salai-Martin. Mourinho kishte qenë ndihmës i trajnerëve Louis van Gaal dhe Sir Bobby Robson te Barcelona në fund të viteve 1990-a, por klubi i besoj Guardiolas.

Ai ishte produkt i akademisë “La Masia” dhe si lojtar fitoi Kupën Evropiane të vitit 1992 me ekipin e ëndrrave të Johan Cruyffit.

Vendosja e Messit në mesfushë ndryshoi historinë

Nën drejtimin e Frank Rijkaardit, Lionel Messi ishte lojtari me numrin 10 në fanellë dhe i vendosur në krahun e djathtë të sulmit. Sidoqoftë, ishte Guardiola ai që pa dyshim shfrytëzoi potencialin e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, kur vendosi për herë të parë ta përdorte në mesfushë në ndeshjen kundër Real Madridit në maj të vitit 2009.

“Pep po shihte ndeshjet e Real Madridit dhe e kuptoi se kur mesfushorët madrilen ushtronin presion mbi mesfushorët e skuadrës tjetër, mbrojtësit qëndronin prapa, duke krijuar kështu një hapësirë prej rreth 30 metrash”, tregon Salai-Martin. “Kështu që atij i erdhi ideja që Messi mos të luante në sulm por në mesfushë, ku kishte detyrë për të vrapuar 30 metra”.

Ish-asistenti i Pepit, Domenec Torrent kujton se pyeste veten se pse Guardiola donte të ngatërronte gjërat në një lojë kaq vendimtare. Atë ditë, Barcelona regjistroi një fitore historike 6:2 ndaj Realit, ndërsa Messi realizoi dy herë. Atë edicion, Barcelona jo vetëm që e fitoi La Ligan, por triumfoi edhe në Champions dhe Kupën e Spanjës.

“Ajo ditë mendoj se ndryshoi historinë e futbollit, historinë e Barcelonës dhe historinë e Messit”, thotë Salai-Martin.

Edhe Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri Botërori 2026 Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri

Pishman për këshillat nga lojtarët e Bayernit

Në prill të vitit 2014, pasi kishte marrë detyrën e trajnerit te Bayern Munichu, Guardiola u përballë me Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Bayerni kishte fituar trofeun e Championsit një vit më herët nën drejtimin e Jupp Heynckesit dhe kishte presion ndaj Guardiolës për të bërë të njëjtën gjë. Bayerni dominoi gjatë ndeshjes së parë në Madrid, por humbi 1:0. Kapiteni Manuel Neuer, zbulon se Guardiola befasoi të gjithë kur vendosi të analizojë mendimet e lojtarëve të tij se si duhet t'i qasen ndeshjes së dytë. Ekipi u përgjigj se ata do të donin të shkonin të gjithë në sulm dhe përfunduan duke humbur 4:0 në shtëpi.

“Ne u larguam nga filozofia që kishim pasur gjatë gjithë vitit”, thotë Neuer. "Por më pas e kuptuam se nuk duhej ta kishim bërë. Ai nuk e dëgjoi veten dhe na kërkoi mendimin tonë”.

Salai-Martin beson se kjo ishte një pikë kthese, kur Guardiola vendosi se që atëherë e tutje do të besonte në idetë e tij të futbollit.

Rodri dhe finalja e vitit 2021 në Champions

Në vitin 2021, Guardiola udhëhoqi Manchester Cityn në finalen e parë në histori të klubit në Champions. Guardiola nuk e kishte fituar atë trofe prej vitit 2011 kur ishte në krye të Barcelonës. Por, të gjithë u habitën kur ai rrezikoi të mos startonte në finale me asnjërin prej mesfushorëve të shquar, Rodri dhe Fernandinho. Rodri tregon se Guardiola nuk ia shpjegoi arsyen, por i kishte thënë se formacionin e kishte vendosur “dy-tri ditë para finales”.

Pasi Chelsea fitoi me golin e Kai Havertz, kritikët akuzuan Guardiolën se kishte gabuar rëndë. Megjithatë, ish-mesfushori i Cityt, Ilkay Guendogan mbron ish-shefin e tij.

Edhe Jordan dhe plot yje të tjerë në festën e lamtumirës së Pep Guardiolas Futboll Jordan dhe plot yje të tjerë në festën e lamtumirës së Pep Guardiolas

“Ai ka qenë gjithmonë i tillë. Nuk mendoj se ishte diçka që ai e bëri enkas për Champions apo ndeshje të mëdha”, tha Guendogan.

Në vitin 2023, City arriti në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Rodri luajti këtë herë dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes.