Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Guardiola nuk drejton skuadër tjetër pas Cityt

Pep Guardiola

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka theksuar se nuk do të drejtojë skuadër tjetër pas largimit nga Manchester City. 

Në konferencën e mbajtur për shtyp të martën, Guardiola e la të hapur mundësinë që në të ardhmen të drejtojë ndonjë përfaqësuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do ta drejtoj asnjë klub tjetër pas Manchester Cityt. Nuk po flas për të ardhmen afatgjate, por ajo që nuk do të bëj është të largohem për të shkuar në një vend tjetër për të bërë punën e njëjtë. Në të ardhmen ndoshta mund të drejtoj një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe”, ka thënë Guardiola, shkruan të martën “Daily Post”. 

53-vjeçari Guardiola javë më parë e vazhdoi kontratën edhe për dy vjet me Cityn. Guardiola e drejton Cityn nga viti 2016.  Ka drejtuar edhe Bayernin dhe Barcelonën. 

Spanjolli me Cityn i ka fituar 19 trofe.