Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schultz: Po e monitorojmë situatën e Paqaradës

Trajneri i St. Paulit në Bundesliga 2, Timo Schultz, ka thënë se është duke e monitoruar situatën e Leart Paqaradës para takimit derbi kundër Eintracht Braunschëeigut.

“Paqarada është kthyer në stërvitje gjatë kësaj jave. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë situatën e tij nëse ai do të jetë opsion për në vikend”, ka thënë trajneri Schultz të enjten në konferencën për shtyp para ndeshjes që zhvillohet të shtunën.

Mbrojtësi i krahut të majtë, mungoi në ndeshjen në shtëpi kundër Heidenheimit për shkak të lëndimit të muskulit.