Leart Paqarada ishte i lënduar dhe mungoi në barazimin pa gola ndaj Heidenheimit për St. Paulin, si dhe në disfatën 2:1 nga Braunschëeigu.
Megjithatë, futbollisti i Kosovës është kthyer në tri ndeshjet e fundit.
“Ai gjithmonë vendos standarde të larta për paraqitjet në fushë. Ai dëshiron të jetë i përfshirë në çdo aksion, dëshiron që të jetë në kontakt me topin vazhdimisht. Por kjo nuk funksionon gjithmonë”, ka thënë fillimisht trajneri i skuadrës Timo Schultz të premten, shkruan “stpauli24.mopo.de”.
“Ai ka zhvilluar ndeshje shumë të mirë në derbi dhe ka qenë një prej lojtarëve më aktivë kundër Freiburgut në Kupë. Edhe pse nuk është në formën më të mirë fizike pas lëndimit, ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Besoj se ai do të kthehet në ritëm dhe do t’i përmbush kërkesat në paraqitje”, është shprehur Schultz.
Ndeshjen e radhës, St. Pauli e luan kundër Darmstadtit.