Leart Paqarada nuk e ka të sigurt qëndrimin te St. Pauli i Gjermanisë. Te klubi i Bundesligës 2 gjermane kanë konfirmuar interesimin e disa klubeve të Bundesligës për mbrojtësin e krahut të majtë.
Drejtori sportiv, Andreas Bornemann, ka thënë për “Sport” se qëndrimi i Paqaradës edhe për sezonin e ri në klubin e tyre nuk është i sigurt 100 për qind.
“Nuk mund të jesh kurrë i sigurt. Ne e dimë se çfarë thotë kontrata, ajo zgjat deri në fund të sezonit. Në situatën tonë aktuale do të donim që ta ruanimin themelin e ekipit. Leart Paqarada është padyshim një prej tyre”, ka thënë drejtori sportiv i St. Paulit.
27-vjeçari me St. Paulin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Bundesligën 2 gjermane ka shënuar një gol dhe një tjetër ka asistuar.