Te skuadra e St. Paulit po shpresojnë ta mbajnë Leart Paqaradën edhe për sezonin e ardhshëm. Madje, thuhet se drejtuesit e klubit pritet t’i ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, ka raportuar sajti gjerman “Mopo” të martën.
Ofertat për Paqaradën nuk mungojnë, i cili ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te St. Pauli, i cili nuk arriti të rikthehej në Bundesligë. Thuhet se Paqarada ka rënë në dy, te disa skuadra elitare të Gjermanisë pas paraqitjeve të mira që i pati në Bundesligën 2, ku St. Pauli e mbylli sezonin në pozitën e pestë në tabelë.
Në 33 ndeshje kampionale, Paqarada krahas dy golave të shënuar pati edhe dhjetë asistime. Te St. Pauli po duan ta sigurojnë Paqaradën për sezonin e ri, pasi po planifikojnë të bëjnë një tentim tjetër për t’u kthyer në elitën e futbollit gjerman.
27-vjeçari është pjesë e St. Paulit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Sandhauseni.