Leart Paqarada i St. Paulit, pavarësisht lëndimit, do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Arminia Bielefeldit të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës 2.
Paqarada ishte pushuar në dytët e para të javës, por ka kompletuar stërvitjen të mërkurën e të enjten.
“Leart Paqarada ka stërvitur të mërkurën dhe është kthyer në stërvitje të enjten. Ai do të përfshihet për ndeshjen ndaj Bielefeldit. Marcel Beifus është i sëmurë, përndryshe të tjerët do të jenë të gjithë të gatshëm”, është shprehur trajneri i St. Paulit, Fabian Huerzeler.
Mbrojtësi 28-vjeçar i krahut të majtë ka një gol të shënuar e nëntë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat për St. Paulin në këtë edicion. St. Pauli renditet në pozitën e pestë në tabelë me 47 pikë. Synon plejofin për t’u inkuadruar në Bundesligën gjermane.