Leart Paqarada ishte në dyshim për të luajtur të shtunën kundër Arminia Bielefeldit, por ai ishte titullar dhe kontribuoi në fitoren e St. Paulit.
St. Pauli në ndeshjen e xhiros së 30-të fitoi në shtëpi përballë Bielefeldit me rezultatin 2:1, ndërsa mbrojtësi i Kosovës asistoi në golin për 1:0.
Pas një aksioni shumë mirë të organizuar, Paqarada me një pasim të gjatë prej afër zonës së rrezikshme të ekipit të tij, e gjeti mesfushorin Marcel Hartel që nuk gaboi përballë portierit.
Për të ishte asistimi i dhjetë në Bundesliga 2, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar në këtë edicion.
Paqarada e kompletoi ndeshjen, kurse Betim Fazliji ishte në bankën rezervë.
Edhe
Paqarada asiston, por St. Pauli mposhtet nga Hamburgu
St. Pauli në pozitën e pestë ka 50 pikë, aq sa ka edhe Paderborni në pozitën e katërt. Të dyja këto skuadra janë gjashtë pikë larg vendit që dërgon në plejof për inkuadrim në Bundesligën gjermane.