Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada asiston, por St. Pauli mposhtet nga Hamburgu

Leart Paqarada ka asistuar në disfatën që skuadra e tij St. Pauli e pësoi në udhëtim te Hamburgu të premten mbrëma.

St. Pauli u mposht me rezultatin 4:3 në ndeshjen dramatike të xhiros së 29-të të rangut të dytë të futbollit gjerman, Bundesliga 2.

Paqarada asistoi në golin për 3:2 në minutën e 71-të.

Ai e kompletoi ndeshjen.

Mbrojtësi 28-vjeçar i Kosovës ka nëntë asistime në Bundesliga 2, ndërsa ka kontribuuar edhe me një gol të shënuar në 27 paraqitje.

Edhe Paqarada kontribuon në fitoren e St. Paulit Sport Paqarada kontribuon në fitoren e St. Paulit

St. Pauli është në pozitën e pestë me 47 pikë.

Hamburgu është në pozitën e dytë me 56 pikë në 29 ndeshje.