Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada asiston në fitoren e St. Paulit

Leart Paqarada ka asistuar në njërin prej dy golave të shënuar nga St. Pauli.

Të shtunën gjatë ditës, St. Pauli fitoi në udhëtim te skuadra e Magdeburgut, me rezultatin 2:1.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 21-të të Bundesligës 2. Paqarada asistoi në golin e barazimit 1:1, në minutën e 74-t.

Për futbollistin e Kosovës ishte asistimi i pestë i sezonit, ndërsa ai e ka edhe një gol të shënuar.

Paqarada e kompletoi ndeshjen, ndërsa Betim Fazliji u zëvendësua në minutën e 69-të. St. Pauli pas 21 ndeshjeve të luajtura ka 29 pikë.