Leart Paqarada ka regjistruar një tjetër asistim në Bundesliga 2 me skuadrën e St. Paulit. Paqarada të dielën me St. Paulin fitoi në udhëtim te Sandhauseni me rezultatin 5:0, në kuadër të xhiros së 25-të. Ai asistoi në golin për 4:0 në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë.
Paqarada ka një gol të shënuar këtë edicion, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë asistime. Futbollisti i krahut të majtë luajti deri në minutën e 81-të te mysafirët, kurse Betim Fazliji u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të. Bashkim Ajdini te Sandhauseni luajti nga minuta e 78-të. St. Pauli pas 25 ndeshjeve ka 41 pikë, 11-të më pak se lideri Darmstadt. Sandhauseni është i fundit në tabelë me 21 pikë.