Sport

Paqarada asiston në barazimin e St. Paulit

Leart Paqarada po vazhdon me paraqitje të mira në Bundesliga 2. Ai të dielën asistoi në barazimin 1:1 të st. Paulit ndaj Sandhausenit.

St. Pauli kaloi në epërsi në minutën e 38-të, por Sandhauseni e barazoi rezultatin në minutën e 71-të.

Paqarada e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë. Betim Fazliji luajti prej minutës së 86-të. Bashkim Ajdini luajti mbrojtës i djathtë për Sandhausenin dhe e kompletoi ndeshjen. St. Pauli është vetëm i dhjeti me dhjetë pikë nga tetë ndeshje. Paqarada ka një gol e dy asistime këtë edicion.