Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paqarada kontribuon në fitoren e St. Paulit

Leart Paqarada

Leart Paqarada ka dhënë një tjetër kontribut për skuadrën e St. Paulit në Bundesliga 2.

Paqarada dhe St. Pauli fituan në udhëtim te Holstein Kieli të premten mbrëma me rezultatin 4:3, në ndeshjen e xhiros së 33-të.

Paqarada kontribuoi në golin e katërt.

Ai depërtoi deri në zonën e kundërshtarit dhe gjuajti në drejtim të portës, ndërsa Mikkel Kirkeskov e shtyu atë brenda në rrjetë.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Bundesligës, goli i është numëruar Paqaradës.

Paqarada e kompletoi ndeshjen. 28-vjeçari ka dy gola të shënuar dhe ka dhuruar dhjetë asistime në këtë edicion.

Edhe Paqarada asiston, por St. Pauli mposhtet nga Hamburgu Sport Paqarada asiston, por St. Pauli mposhtet nga Hamburgu

St. Pauli zë pozitën e katërt me 57 pikë në 33 ndeshje.

Ka tri pikë më pak se Hamburgu i pozitës së tretë dhe katër më pak se Heidenheimi i vendit të dytë, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.