Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribashkimi me ish-trajnerin, shpresë për Paqaradën

Timo Schultz është trajner i ri i Koelnit dhe do të ketë mision të vështirë para vetes.

Schultz erdhi në krye të skuadrës në vend të Steffen Baumgartit, i cili e la Koelnin në vendin e parafundit në tabelën e Bundesligës gjermane me vetëm 10 pikë nga 16 ndeshje.

Me ardhjen e Schultzit si trajner i ri, mundësi dhe shpresë do të ketë edhe për mbrojtësin e krahut të majtë, Leart Paqarada.

Paqarada ishte titullar në dhjetë ndeshjet e para të edicionit, ndërsa Baumgart më pas preferoi Dominique Heintzin dhe Max Finkgrafen para tij në krahun e majtë.

Tani Paqarada, i cili së fundmi u ndal edhe nga një lëndim muskulor, mund të shpresojë sërish.

Schultz e njeh mirë 29-vjeçarin nga koha te St. Pauli.

Paqarada në atë kohë kishte paraqitje mbresëlënëse dhe ishte një prej lojtarëve më të mirë të pozitës së mbrojtësit të krahut të majtë në Bundesliga 2.

Edhe Paqarada duhet të luftojë për vendin e titullarit Sport Paqarada duhet të luftojë për vendin e titullarit

29-vjeçari Paqarada u transferua te Koelni në verën e vitit të kaluar për 2 milionë euro.

Ai në edicionin aktual ka edhe dy paraqitje tjera në Kupën e Gjermanisë, por nuk ka arritur të lërë gjurmë me gol apo asistim.

Me St. Paulin në edicionin e kaluar zhvilloi 34 ndeshje, ndërsa pati tri gola të realizuar e dhjetë asistime.