Skuadra e Schalkes ka shprehur interesim për sulmuesin e Sportingut, holandezin Bas Dost ka njoftuar të martën gazeta portugeze "A Bola".
Mësohet se Schalke ka kontaktuar tashmë Sportingun që për lirimin e Dostit gjatë kësaj vere kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
30-vjeçari, është pjesë e Sportingut prej vitit 2016 dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 93 gola në 123 ndeshje në të gjitha garat.
Dost te Schalke shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit në edicionin e ardhshëm. Ai ka përvojë në Bundesligë, pasi për katër vite (2012-2016) ka qenë pjesë e skuadrës së Wolfsburgut, duke shënuar 48 gola në 117 ndeshje.
Dost ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2021 kurse karrierë ka bërë edhe te Heerenveeni, Heraclesi e Emmeni. Ka edhe 18 ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Holandës.