Sulmuesi Bas Dost është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe është transferuar te Club Brugge. Belgët e kanë konfirmuar transferimin e 31-vjeçarit holandez, por i cili ende nuk i ka përfunduar testet mjekësore.
Në rast se nuk ka ndonjë problem, Dosti do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me kampionin në fuqi të Jupiler Pro League të Belgjikës.
Sipas mediumit holandez “Telegraaf”, transferimi pritet të bëhet për 4 milionë euro.
Brugge ishte afër që t’i siguronte shërbimet e qendërsulmuesit të Eintrachtit për 7 milionë euro, por që transferimi dështoi për kërkesat e larta të klubit gjerman.