Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scamacca kërkon kthimin në Itali

Sulmuesi Gianluca Scamacca pritet të largohet nga West Ham Unitedi pas vetëm një sezoni në Angli, ka shkruar “Tuttomercatoëeb” të martën. Bëhet e ditur se Scamacca ka kërkuar largimin nga ekipi londinez për shkak se nuk ka arritur të adaptohet në futbollin e Anglisë.

Ai iu bashkua West Hamit para fillimit të këtij sezoni nga Sassuolo dhe deri më tani ka shënuar vetëm 8 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Scamacca 24-vjeçar ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro. Ai iu bashkua West Hamit për 36 milionë euro, ndërsa tashmë ka tërhequr interesimin e Juventusit dhe Interit.