West Ham Unitedi ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Interit për sulmuesin e Italisë, Gianluca Scamacca, raporton “Sky Sports” të martën. Bëhet e ditur se Interi kishte ofruar 22 milionë euro për Scamaccan, të cilin ekipi anglez e ka nxjerr në shitje.
Megjithatë, londinezët kanë kthyer ofertën prapa duke insistuar se për kartonin e 24-vjeçarit duhet ofruar të paktën 30 milionë euro.
Scamacca verën e shkuar iu bashkua West Hamit nga Sassoulo, por nuk arriti të adaptohet në futbollin anglez dhe për këtë arsye do të largohet nga Londra.
Ai shënoi 8 gola në të gjitha garat për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Krahas Interit, interesim për Scamaccan kanë shfaqur edhe Roma e Milani.