West Ham Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Italisë, Gianluca Scamaccan ka raportuar “Sky Sports” të premten.
Mësohet se ekipi londinez i ka ofruar Sassuolos 40 milionë euro për kartonin e Scamaccas.
West Ham është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe 23-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për këtë repart.
Marrëveshja mes klubeve është afër finalizimit, pasi te Sassuolo janë të kënaqur me ofertën e skuadrës angleze.
Scamacca ka kohë që ka kërkuar largimin nga Sassuolo dhe është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Premier League. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026.