Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta siguron Scamaccan

Sulmesi i Italisë, Gianluca Scamacca është përforcimi më i ri i skuadrës së Atalantas.

Scamacca është prezantuar të hënën te skuadra italiane, me të cilën ka firmosur kontratë katërvjeçar. Ai tek Atalanta është transferuar nga Ëest Ham Unitedi, ekip që ka përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij.

24-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Ëest Hamit, por u rikthye në Itali pas vetëm një edicioni për shkak se nuk arriti të përshtatet në futbollin anglez. Ai me fanellën e ekipit anglez, realizoi 8 gola në 27 paraqitje edicionin e shkuar, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sassuolo, Genoa, Ascoli, Zëolle e Cremonese. Në vitin 2021, Scamacca ka debutuar te Italia, për të cilën ka bërë 11 paraqitje.