Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo siguron Obiangun

Mesfushori Pedro Obiang do të jetë përforcimi më i ri i Sassuolos, pasi ekipi italian ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e tij gjatë këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se për shërbimet e Obiangut, Sassuolo do të paguajë nëntë milionë euro dëmshpërblim. Obiang me Sassuolon do të firmos kontratë katërvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Ai gjatë kësaj jave do t'i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe do të prezantohet te Sassuolo. Obiang 27-vjeçar, po kthehet në Serie A pas katër vjetësh, pasi në vitin 2015 iu bashkua West Hamit nga Sampdoria.