Arthur Masuaku ka përfunduar një transferim të përhershëm nga West Hami te Beshiktashi.
Kështu ka bërë të ditur klubi anglez të hënën. 29-vjeçari fillimisht u huazua te skuadra turke në gusht të vitit të kaluar, ndërsa është paraqitur 27 herë në të gjitha garat, duke shënuar dy gola.
Reprezentuesi i Kongos u transferua në West Ham nga skuadra greke Olympiacos në vitin 2016 dhe bëri 128 në të gjitha garat për skuadrën angleze, përfshirë 105 në Premier League. Mbrojtësi i krahut me Beshiktashin ka nënshkruar deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm