Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo i ofron kontratë të re afatgjate Berardit

Skuadra e Sassuolos i ka ofruar Domenico Berardit kontratë të re pesëvjeçare, ka raportuar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.

Bëhet e ditur se negociatat mes palëve tashmë kanë nisur dhe marrëveshje mund të arrihet brenda këtij muaji.

8-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024 me një pagë vjetore prej dy milionë eurosh. Në kontratën e re, atij i është rritur paga dhe në klub po shpresojnë ta kenë sulmuesin e krahut të paktën deri në vitin 2027. Berardi, sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor te Sassuolo me 15 gola e 17 asistime në Serie A.