Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri kërkon ta blejë kartonin e Kovaqiqit nga Real Madridi

Foto: Reuters

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron ta mbajë në skuadër edhe për sezonin e ri Mateo Kovaqiqin.

Mesfushori kroat që është i huazuar nga Real Madridi, mund të nënshkruajë kontratë afatgjate me londinezët.

Trajneri italian ka njoftuar se synon të nënshkruajë me mesfushorin kroat.

“Dëshirojmë ta mbajmë këtu Kovaqiqin. Ai është në huazim, por dëshira jonë është të nënshkruajmë me të”, deklaroi Sarri, transmeton KTV.

Transferimi i Kovaqiqit, Chelseat pritet t’i kushtojë rreth 40 milionë euro.