Bayern Munichu ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, Mateo Kovaqiq, ka njoftuar “Kicker” të enjten. Mësohet se është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ai që po insiston në transferimin e Kovaqiqit në verë.
Tuchel ka punuar me Kovaqiqin te Chelsea dhe po e sheh si përforcim të duhur për Bayernin për sezonin e ardhshëm. Mesfushori kroat pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, duke pasur parasysh se kontrata me ekipin anglez i skadon vitin tjetër.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa Bayerni është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Kovaqiq ka 2 gola e 1 asistim këtë sezon për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Real Madridi.