Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pas Havertzit

Edhe Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Kai Havertz.

Bayerni po shpreson ta mposhtë konkurrencën e Arsenalit dhe të Real Madridit për Havertzin, i cili do të largohet nga Chelsea këtë verë.

“The Sun” shkruan se Bayerni tashmë ka kontaktuar Chelsean dhe i ka bërë me dije se është i gatshëm të ofrojë mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.

Chelsea për ta lënë të lirë Havertzin po kërkon të paktën 80 milionë euro, pasi 24-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi.

24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e ekipit londinez prej vitit 2020. Në edicionin e fundit, Havertz realizoi 9 gola në të gjitha garat për Chelsean.