Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Havertzi drejt Bayernit

Kai Havertz pritet të jetë përforcimi i madh i Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm. “Kicker” ka bërë të ditur se Bayerni po insiston në transferimin e mesfushorit këtë verë, pasi Havertz pritet të largohet nga Chelsea. Mësohet se Bayerni në parim ka marrëveshje personale me 23-vjeçarin dhe po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Havertz ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2025, por është i gatshëm të rikthehet në futbollin gjerman.

Kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro, ndërsa te Bayerni ai po kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.

Havertz në vitin 2020 iu bashkua Chelseat nga Bayer Leverkuseni dhe këtë edicion ka 9 gola e 1 asistim në të gjitha garat.