Kai Havertz do të jetë futbollisti i parë që pritet të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit aktual, ka njoftuar “Sky Germany” të mërkurën. Te Chelsea kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Havertzin dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 60 milionë euro.
Me shitjen e Havertzit është pajtuar edhe trajneri Graham Potter, i cili ka dhënë dritën e gjelbër. 23-vjeçari iu bashkua ekipit londinez në vitin 2020 për 80 milionë euro nga Bayer Leverkuseni dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Këtë sezon Havertz ka gjashtë gola e një asistim në 27 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Interesim për transferimin e tij gjatë verës ka shfaqur skuadra e Bayern Munichut.
Artikuj të ngjashëm