Pas Real Madridit e Bayern Munichut edhe skuadra e Barcelonës është futur në garë për mesfushorin e Chelseat, Kai Havertz. “El Nacional” shkruan të martën se Barcelona po e monitoron situatën e gjermanit te Chelsea, pasi Havertz pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit.
Te Barça po e shohin Havertzin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm, por duhet ta mposhtin konkurrencën e fortë të Realit dhe Bayernit.
Te Chelsea janë në pritje të ofertave për 23-vjeçarin, të cilin tashmë e kanë nxjerrë në shitje dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 80 milionë euro.
Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon Havertz ka shënuar 9 gola në të gjitha garat për klubin londinez.