Lazio po planifikon që të bëjë ofertë për mesfushorin e Sassuolos, Maxime Lopez.
Mediat në Itali shkruajnë se klubi nga kryeqyteti i Italisë e dëshiron me çdo kushte Lopezin.
Raportohet e Lazio është në kërkim të një lojtari të ngjajshëm me Jorginhon, të cilin po e kërkon edhe trajneri Maurizio Sarri.
Jorginho kishte shkëlqyer te Napoli dhe Chelsea nën drejtimin e trajnerit Sarri.
Lopez 24-vjeçar ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm