Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio në garë për Zielinskin

Pas Interit edhe Lazio është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Piotr Zielinski, shkruan “Calciomercato” të premten.

Thuhet se Lazio është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për transferimin e tij në verë, pasi polaku pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri.

Zielinski mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

Ai nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara dhe tashmë ka paralajmëruar largimin, duke tërhequr interesimin e skuadrave të tjera.

28-vjeçari ka 7 gola e 10 asistime këtë sezon për Napolin, ndërsa në futbollin italian luan prej vitit 2012.

Para se t’i bashkohet Napolit, ai karrierë ka bërë edhe tek Udinese e Empoli.

Artikuj të ngjashëm