Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se sanksionet dhënë për Alisher Usmanovin, sponsorin kryesor të klubit, nuk kanë pasur ndikim në skuadër.
Evertoni i ka suspenduar të gjitha marrëveshjet me bizneset e Usmanovit. Këto sanksione erdhën të enjten, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Nuk kam pasur ndonjë bisedë me këtë çështje dhe nuk ka pasur ndikim te skuadra ime”, ka thënë Lampard.