Sport

Sanchez: Dëshiroj të mbes në Londër

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka përsëritur qëndrimin se dëshiron të qëndrojë në Londër.

Në një event për media në Santiago, kiliani ka thënë se dëshiron ta përmbyllë kontratën e tij me Arsenali dhe të vazhdojë qëndrimin në Londër.

“Jam i lumtur në Londër dhe shpresoj ta përmbyll kontratën me Arsenalin. Dua të qëndroj në një ekip fitues dhe të vazhdoj të qëndroj në të njëjtin qytet. Dua të luaj në një ekip me aspirata. Jam 28-vjeçar dhe kam akoma për të dhënë. Jam lojtar që kujdeset shumë për veten”, ka thënë ai.

Sanchez ka kontratë deri në qershor të vitit 2018 dhe deklarata e fundit zgjon edhe më shumë interesimin e Chelseat. Gjithsesi, nuk besohet se Arsenali do ta shesë te rivali i tij dhe preferon ta largojë drejt një lige tjetër.