Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanches nis negociatat me klubin italian

E ardhmja e mesfushorit të Portugalisë, Renato Sanches pritet të jetë Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Sanches tashmë ka nisur negociatat me Juventusin, ekip që po synon ta transferojë në afatin kalimtar të verës.

Thuhet se Juventusi është i gatshëm t’i paguajë Lillet rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Sanchesit.

Mesfushori 24-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez që i skadon vitin e ardhshëm, duke i bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron të largohet.

Ai është i gatshëm të vazhdojë karrierën në Itali kurse më herët ka luajtur edhe te Bayerni, Sëansea e Benfica.

Këtë edicion, Sanches ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë në 24 ndeshje për Lillen në të gjitha garat. Krahas Juventusit, interesim për Sanchesin ka kohë që kanë shprehur edhe Milani e Arsenali.