Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi futet në garë për Sanchesin

Paraqitjet e mira të mesfushorit portugez Renato Sanches në “Euro 2020”, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Së fundmi, në garë për transferimin e Sanchesit është futur edhe Juventusi, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi së shpejti do ta kontaktojë skuadrën e Lilles për Sanchesin, i cili ka kontratë me ekipin nga Ligue 1 deri në 2023.

Sanches te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe për kartonin e tij është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro.

Sanches 23-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar të Portugalia në Evropian. Kampionia në fuqi e Evropës, u eliminua në 1/8 e finales së “Euro 2020” nga Belgjika.

Artikuj të ngjashëm