Renato Sanches pritet të largohet nga Lille për të vazhduar karrierën në Serie A. Bëhet e ditur se mesfushori portugez tashmë ka nisur negociatat me Milanin, të cilit pritet t’i bashkohet në verë.
Sanches tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez që i skadon vitin tjetër duke e paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit. Te Milani, Sanches po shihet si zëvendësim ideal për Franck Kessien që do të largohet si lojtar i lirë.
Për transferimin e Sanchesit, ekipi italian është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro. 24-vjeçari në 22 ndeshje këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë.
Artikuj të ngjashëm