Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me Renato Sanchesin dhe po negocion me Lillen për lirimin e tij.
“Football-Italia” ka raportuar të premten se Sanches ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani dhe është në pritje që klubet të dakordohen për dëmshpërblimin.
Mësohet se Sanches me Milanin do të firmosë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.
Te Lille për kartonin e Sanchesit po kërkojnë të paktën 15 milionë euro, kurse Milani deri më tani ka ofruar vetëm 12 milionë. 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Lillen, ekip për të cilin realizoi dy gola dhe bëri pesë asistime në kampionatin francez.