Milani ka ende shpresë se mund ta fitojë garën me Paris Saint-Germainin për mesfushorin Renato Sanches.
Portugezi 24-vjeçar pëlqehet nga trajneri italian i Milanit, Stefano Pioli. Kampioni i Italisë raportohet nga “Gazzetta dello Sport” se ka kontaktuar tashmë me menaxherin e lojtarit portugez dhe i ka bërë ofertë klubit francez Lille, gjë të cilën ende nuk e ka bërë PSG-ja.
Sanches me klubin francez ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Në Ligue 1 të Francës ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 66 paraqitje.